2017-12-17 15:44:00

Thirrje e Papës për lirimin e murgeshave të rrëmbyera në Nigeri


Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, mendimi i Papës shkoi në Nigeri, ku janë rrëmbyer gjashtë murgesha të Zemrës Eukaristike të Jezusit:

“Të dashur vëllezër e motra, bashkohem me gjithë shpirt me thirrjen e Ipeshkvijve të Nigerisë për lirimin e gjashtë Motrave të Zemrës Eukaristike të Krishtit, të rrëmbyera rreth një muaj më parë nga kuvendi i tyre, në Iguoriakhi. Lutem me ngulm për to e për të gjithë njerëzit e tjerë, që ndodhen në këtë gjendje të dhimbshme: uroj që, me rastin e Krishtlindjes, të mund të kthehen, më në fund, në shtëpitë e tyre. Të lutemi së bashku për të gjithë!"








All the contents on this site are copyrighted ©.