Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa në Dispanserinë e Shën Martës: ruajeni gëzimin fëmijnor

Papa kremton ditëlindjen me fëmijët - ANSA

17/12/2017 16:51

Në Vatikan, një festë gazmore për Françeskun

“Gëzimi i fëmijëve është thesar”. Papa Françesku e nënvizoi, duke iu drejtuar fëmijëve të Dispanserisë Pediatrike të Shën Martës, në Vatikan, të cilët sot, të mbledhur në Sallën e Palit VI, ia kremtuan ditëlindjen me një festë plot me dashuri e hare. Në takim ishin të pranishëm fëmijët me familjet e tyre, si dhe vullnetarët, që vijnë këtu çdo ditë për t’u shërbyer nevojtarëve të vegjël, pa dallim etnie a besojme fetare.

Festë përplot me hare

Disa fëmijë vallëzuan për Papën; dy vogëlushe sollën një kuti vigane prej nga nxorën tullumbace ngjyra-ngjyra. Pastaj dhanë një shfaqje cirku e së, fundi, u shtrua edhe pica,  4 metra e gjatë,  të cilën e solli, si dhuratë për ditëlindjen e Papës, një grup fëmijësh, veshur si  picaiolë.  Drejtoresha e Dispanserisë, motër Antonietta Collacchi, e Bijave të Bamirësisë, e falënderoi Atin e Shenjtë, që pranoi edhe një herë ta festonte ditëlindjen me ta, ashtu si e pati festuar ditëlindjen e parë pas zgjedhjes në Katedrën e Shën Pjetrit.

Gëzimi i fëmijëve është thesar

Papa, i prekur thellë nga dashamirësia fëmijnore, nisi dialogun me vocrrakët. Gëzimi i fëmijëve - tha - është thesar. E shtoi: duhet të bëjmë gjithçka mundemi, që atyre të mos u mungojë gëzimi, sepse gëzimi është si toka e mirë. Një shpirt plot me gëzim - vijoi Papa - është si toka e mirë, që e rrit mirë jetën, me fryte të mira.

Pastaj Ati i Shenjtë dha tri porosi. Gjëja e parë - ruajeni gëzimin e fëmijëve! Mos i trishtoni fëmijët. Kur fëmijët shikojnë se ka probleme në shtëpi, kur i dëgjojnë prindërit duke u grindur, vuajnë. Mos i trishtoni vocrrakët. Duhet të rriten gjithë gëzim!

Fëmijët të flasin me gjyshërit e me Zotin

Gjëja e dytë - kujtoi - nëse dëshironi të rriten mirë, nxitini të flasin me gjyshërit. Dy skaje jete, sepse gjyshërit janë kujtesë, kanë rrënjë, e janë ata që ua japin rrënjët fëmijëve. “Ju lutem, mos i lini fëmijët pa rrënjë, pa kujtesën e popullit, të fesë, pa kujtimin e një mori sendesh të bukura, pa kujtimin e vlerave”. E në vijim, ripohoi se pikërisht gjyshërit i ndihmojnë fëmijët ta bëjnë këtë. Prej këndej, ftesa drejtuar fëmijëve për të dialoguar me gjyshërit. Porosia e tretë, që dha Françesku: “Mësojini fëmijët të flasin me Zotin. Mosojini të luten, të thonë çka ndjejnë në zemër”. “Gëzimi, biseda me gjyshërit, me të motuarit e me Zotin!”.  Papa, në përfundim, i falënderoi të gjithë për këtë festë të bukur të ditëlindjes, duke u kërkuar miturakëve të luten për të.

17/12/2017 16:51