Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Në Engjëllin e Tënzot, Papa bekoi shtatoret e Krishtit Fëmijë

Foshnja Hyjnore

17/12/2017 10:00

Në Engjëllin e Tënzot, Papa bekoi shtatoret e Krishtit Fëmijë. Ishin rreth 2.500, fëmijët e oratoreve romake sot, në Sheshin e Shën Pjetrit ne Vatikan, rreth Papës Françesku. Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë u bekoi, sipas traditës, shtatoret e Krishtit Fëmijë. Për ta, ishte ditë lutjeje, feste e dëshmie, në prag të Krishtlindjes. Një ngjarje vërtet e madhe, që mblodhi mijëra fëmijë, shoqëruar nga prindërit, animatorët e meshtarët, në atmosferën e përgatitjes për festë. Tema e zgjedhur për këto Këshndella,  “Ka vend edhe për ty”, u kujtoi fëmijëve, e ne të gjithëve se misteri i Krishtlindjes na kërkon t’u bëjmë vend edhe të tjerëve!

Nxitja e Papës

“Të dashur fëmijë – i nxit  Ati i Shenjtë fëmijët - kur të luteni para Shpellës së Betlehemit tuaj, me prindërit tuaj, kërkojini Krishtit Fëmijë t’ju ndihmojë të gjithëve ta doni Zotin e të afërmin”.  

Për fëmijët, nuk ekzistojnë muret

Programi

Fëmijët u takuan sot, duke nisur nga ora 8.30, për të marrë pjesë në Meshën, që u kremua në Bazilikën e Vatikanit, kryesuar nga kardinali Angelo Komastri. Pastaj dolën në Sheshin e Shën Pjetrit, të shoqëruar nga imzot Gianrico Ruzza, ipeshkëv ndihmës i Sektorit të qendrës dhe Sekretar i përgjithshëm i Vikariatit të Romës, që ishte me ta në lutjen e Engjëllit dhe u drejtoi përshëndetjen të pranishëmve. Takimi përfundoi me bekimin e Shtatoreve të Krishtit Fëmijë.

Përfundim, që shënon një fillim

Bekimi i Françeskut, në përfundim, shënoi njëkohësisht edhe fillimin e ngjarjes së pritur. Krishti Fëmijë, i bekuar nga Papa, në duart e fëmijëve, u rikthye në shtëpitë e tyre, ku tashmë Shpella e Betlehemit është gati për ardhjen e Zotit, me të gjitha shtatoret në vendet e veta, me kashtën e kafshët… Grazhdi pret pikërisht Krishtin Fëmijë, që do të duket aty në mesnatën misterioze të Solemnitetit, për t’u sjellë të gjithëve paqen e dëshiruar, paqen e premtuar. 

17/12/2017 10:00