2017-12-16 12:43:00

Para derës së Ardhjes së Zotit


Para derës së Ardhjes së Zotit

Jemi trashëgimtarë të premtimit tënd, o Zot

të atij premtimi që shqiptove qysh në kohëra të lashta

kur terri i natës së parë ra

mbi mëkatin njerëzor.

 

Pra nesh mijëra brezni

kanë ecë

rrugës së shpresës

me zemër drejtuar kah lindja,

ku duhej të dilte një yll

për të kumtuar

se premtimi është plotësuar.

 

E tani, jemi këtu,

para derës së Ardhjes

që më në fund është hapur

e Ti, o Zot, na thërret ta kapërcejmë.

 

Ti, Zoti ynë, je atje,

përtej dere,

me mijëra vjet duke pritur ne

pse don që edhe ne

të banojmë në shtëpinë tënde,

bashkë me ty.

 

Nuk ka mbetur veç një hap për ta bërë,

nuk kemi përveç një “Po” për ta thënë,

nuk kemi tjetër përveç se ta fikim

dritën e premtimeve e të pritjes

për ta ndezur llambën e dashurisë

për të hyrë në zemrën tënde

e aty për të mbetur përgjithmonë.

 

Kjo është, ajo që ne bijtë e Ardhjes

duam të bëjmë sot, o Zot.








All the contents on this site are copyrighted ©.