2017-12-16 17:37:00

Papa Françesku fëmijëve të Veprimit Katolik: të jeni fotografë të mirë të periferive


Papa Françesku fëmijëve të Veprimit Katolik: të jeni fotografë të mirë të periferive. Festë e madhe, përplot me ngrohtësinë e Krishtlindjes e me gëzimin ngjitës të fëmijëve të Veprimit katolik. Papa Françesku i takoi, në Vatikan, në prag të ditëlindjes së tij. Dhe i ftoi të bëhen burra e gra të vëmendshme, përballë urgjencave të kohës sonë, të karakterizuara gjithnjë më shumë nga indiferenca.

Fotografë të ndjeshëm të periferive materiale e shpirtërore

Të jeni “fotografë” të mirë,  si të bëmave të Jezusit, ashtu edhe të realitetit, që ju rrethon, duke i shikuar me sy të vëmendshëm e vigjilentë. Shpesh ka njerëz të harruar: askush nuk i shikon e as që do t’i shikojë. Janë më të varfërit, më të ligshtit, më të flakurit në skutat e shoqërisë, sepse nuk konsiderohen si problem për t’u zgjidhur. 

“Të gjithë këta njerëz të padukshëm të shoqërisë së sotme janë, në të vërtetë, figurë e Krishtit Fëmijë, që nuk gjeti asnjë strehë në qytetin e Betlehemit, janë korpi i gjallë i Zotit të vuajtur e të kryqëzuar”.

150-vjetori i themelimit të Veprimit Katolik

Në fjalimin e mbajtur me këtë rast, Papa foli si për udhën formuese të të rinjve të Veprimit Katolik, me parullën “Gati për të shkrepur aparatin fotografik”, ashtu edhe për atë, që kanë krijuar së bashku me “gjyshërit” e Shoqatës:

“Të motuarit janë kujtesa historike e çdo bashkësie, pasuri urtie e feje, për t’u dëgjuar, për t’u ruajtur, për t’u vlerësuar”.

150-vjetori i themelimit të Veprimit Katolik

Në takimin, tashmë tradicional të fundvitit, ishte i pranishëm një delegacion i shumënumërt fëmijësh, ardhur nga 12 dioqeza italiane. Dy prej tyre, Desirèe e Lorenci, folën për disa projekte solidariteti në zhvillim e  sipër, ndërmjet të cilave, mbështetja e refugjatëve të Erbilit, në Irak.








All the contents on this site are copyrighted ©.