Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Në audiencë tek Papa në Vatikan, presidenti bolivian Morales

Presidenti i Bolivisë, Morales dhe Papa Françesku - AFP

15/12/2017 14:52

Paraditen e sotme, Papa Françesku priti në audiencë, në Pallatin Apostolik në Vatikan, presidentin e Shtetit Shumëkombësh të Bolivisë, Juan Evo Morales Ayma, i cili u takua më pas edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.

         Gjatë bisedimeve të përzemërta, u shpreh vlerësim për kontributin që jep Kisha në favor të përparimit njerëzor, shoqëror e kulturor të popullsisë së vendit. U fol për aktualizimin e marrëveshjeve ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Bolivisë, si edhe për tema me interes të përbashkët.

15/12/2017 14:52