Gëzimi i vërtetë i krishterë të dielën, më 17 dhjetor, kur Papa, gjatë Engjëllit të Tënzot do të bekojë shtatoret e Krishtit Fëmijë. Krishtlindja do të kremtohet përsëri, për të na kujtuar se Misteri i Zotit është burimi i gëzimit të vërtetë. E Zoti vjen pranë nesh, kur e jetojmë atë që përfaqëson Shpella e Betlehemit: dashurinë, përvujtërinë varfërinë. Kjo frymë festive do të përshkoë lutjen e Engjëllit të Tënzot, pas dy ditësh. Takimi i Papës me besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan tingëllon si ftesë për ta pritur Krishtin me dashuri në të gjitha shtëpitë e Romës e të botës.
Ati i Shenjtë Françesku, sipas traditës, do të bekojë shtatoret e Jezusit, Foshnjë Hyjnore, për Shpellat e Betlehemit të oratoreve dhe të famullive romake, që do të çohen në shesh nga fëmijët e shkollave. Lajtmotiv i Lutjes është brohoritja: “Gëzohuni, sepse Zoti është afër!” që shoqëron Këngën e hyrjes së Meshës Shenjte në të Dielën e tretë të Kohës së Ardhjes.
All the contents on this site are copyrighted ©. |