Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Vatikan: dhunohet Shën Lorenci, kishë e baritorisë rinore

Hoste e shuguruar, adhuruar nga engjëjt - RV

14/12/2017 15:09

Janë vjedhur, ditët e kaluara, hostet e shuguruara nga tabernakulli i kishës së Shën Lorencit në Pishibus, dy hapa larg Sheshit të Shën Pjetrit. Kisha është edhe seli e Qendrës Ndërkombëtare Rinore të Shën Lorencit, organizëm, që bashkëpunon në përgatitjen e Ditëve Botërore të Rinisë.

E njohur si kisha e Shën Lorencinit, vendi i kultit ndodhet në një ndërtesë ekstraterritoriale (pra, në pronësi të Vatikanit e jo të Italisë), ku jetojnë disa kardinaj. Për këtë vjedhje po bëhen hetime, për të cilat kisha u mbyll me ditë të tëra. Por sot, me një meshë, në orën 18.00, ajo u hap sërish për besimtarët, të cilët iu lutën Zotit që hostet e vjedhura të mos përdoren për qëllime të padenja.

14/12/2017 15:09