2017-12-13 11:23:00

Papa Françesku: mesha e së dielës, qendra e jetës së krishterë


Papa Françesku: mesha e së dielës, qendra e jetës së krishterë. Pse të shkojmë në meshë të dielave? “Nuk mjafton të përgjigjemi që është festë e urdhnueme në Kishë; kjo na ndihmon t’ia ruajmë vlerën, por, e vetme, nuk mjafton. Ne të krishterët kemi nevojë të marrim pjesë në meshën e së dielës, sepse vetëm me hirin e Krishtit, me praninë e Tij të gjallë në ne e ndërmjet nesh, mund të vemë në jetë urdhërimet e, kështu, të jemi dëshmitarët e Tij të besueshëm”. Ky, thelbi i katekizmit të Papës Françesku, gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, në Sallën Pali VI në Vatikan. Të pranishëm, shtegtarë e besimtarë nga Italia e nga çdo anë e botës.








All the contents on this site are copyrighted ©.