Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Aktualiteti ndërkombëtar

Klima, në Paris, Macron jep alarmin: “Po e humbim betejën”

Presidenti francez Macron me të rinjtë - AP

13/12/2017 12:51

Thirrje alarmi për planetin: dy vjet pas Konferencës për Klimën Cop21, Parisi është sërish në qendër të vëmendjes për pasojat, që i vijnë botës e njerëzimit nga ndryshimet e klimës, për shkak të veprimtarisë së njeriut. Presidenti francez Emmanuel Macron, para dhjetra krerëve botërorë, përdori fjalë të ashpra për të paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtare.

         “Po e humbasim betejën” për klimën, paralajmëroi lideri 39-vjeçar, në punimet e djeshme të “One Planet Summit”. “Nuk po ecim aq shpejt sa duhet, kjo është dramatike – ngriti zërin Macron – e nuk mund të themi se nuk e dinim”. I intervistuar nga televizioni CBS, presidenti francez kritikoi daljen e SHBA-ve nga pakti i vitit 2015 mbi klimën. Nënvizoi se Donald Trump ka “përgjegjësi para historisë” dhe u shpreh i sigurtë se amerikanët do të ndryshojnë mendim muajt, ose vitet e ardhshme.

         Në takimin e djeshëm, në të cilin kreu i Uashingtonit nuk ishte i ftuar, marrin pjesë 130 vende, si edhe rreth 4 mijë përgjegjës të ndryshëm të punëve publike si: kryebashkiakë, drejtorë ndërmarrjesh të mëdha, organizata jo qeveritare, fondacione bamirëse e madje, edhe ndonjë yll kinemaje si Sean Penn apo Marion Cotillard.

         Ndër risitë, fakti që, duke filluar nga viti 2019, Banka Botërore nuk do të financojë më zbulimin dhe nxjerrjen e naftës e të gazit, duke dhënë kështu një sinjal të qartë kundër përdorimit të energjive fosile. Më pas, 12 të ashtuquajturat “Clim’s act”, parime, që shkojnë nga reagimi para fatkeqësive natyrore e deri tek masat në favor të makinave elektrike. Kreu i Microsoft-it, Bill Gates, premtoi se fondacioni i tij do të japë 315 milion dollarë për punën kërkimore kundër ngrohjes së planetit e ndikimit të saj në bujqësi.

         Në një mesazh para se të fillonte Takimi i djeshëm në dyert e kryeqytetit francez, Papa Françesku shprehu urimin që nisma të tilla “të favorizojnë ndërgjegjësimin mbi nevojën e marrjes së vendimeve vërtet të frytshme për t’iu kundërvënë ndryshimeve të klimës e, njëkohësisht, për të luftuar varfërinë e për të promovuar zhvillimin e gjithanshëm njerëzor”.

13/12/2017 12:51