2017-12-13 15:18:00

Dialogu ndërfetar: u kremtua dje festa hebraike e Channukkà-s


Dje, Ambasada e Izraelit pranë Selisë së Shenjtë dhe Komisioni për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, kremtuan, pranë Bibliotekës së Këshillit për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, festën hebraike të  Channukkà-s, me ndezjen e qiriut të parë. E kujton këtë kremtim një komunikatë shtypi  e Ambasadës së Izraelit pranë Selisë së Shenjtë, botuar sot. Të pranishëm, Oren David, ambasador i Izraelit pranë Selisë Apostolike, kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve dhe Komisionit Papnor për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, rabini Daniel Polish, kryetar i Ijcic (International Jeëish Commitee for Interreligious Cosultations) me një delegacion rabinësh  të angazhuar në dialogun ndërfetar si dhe Ruth Dureghello, kryetare e Bashkësisë hebraike të Romës. Kjo festë kremton fitoren e Makabejve të pakët, kundër hordhive të pushtuesve greko-sirianë. Simbolikisht, fitoren e dritës mbi errësirën. Prej këndej, ndezja e qiriut të parë. Kjo festë do të përfundojë me ndezjen e qiriut të tetë të kandelabrit tipik me tetë krahë të izraelitëve, me emrin chanukkià. Historia, treguar gjithnjë nga Talmudi, kujton se, pas rimarrjes së Tempullit të Jeruzalemit, rrënuar pjesërisht nga helenikët, hebrenjtë e pastruan vendin, duke ndezur ditëza, që vijuan të ndriçojnë për tetë ditë me radhë.








All the contents on this site are copyrighted ©.