Kremtimet e Kohës së Krishtlindjes 2017-2018, kryesuar nga Papa Françesku do të nisin të diel, 24 dhjetor, në SOLEMNITETIN E LINDJES SË ZOTIT. Në Bazilikën e Vatikanit, në orën 21.30, Ati i Shenjtë Françesku do të kremtojë Meshën Shenjte të Natës së Solemnitetit të Krishtlindjes. Kremtimit Eukaristik do t’i paraprijë Kënga e Kalendës.
Të hënën, më 25 dhjetor 2017
SOLEMNITETI I LINDJES SË ZOTIT në Lozhën Qendrore të Bazilikës së Vatikanit, në orën 12.00, Papa Françesku do t’i drejtojë Romës e Botës mesazhin e Krishtlindjes e do të japë edhe bekimin “Urbi et Orbi”
Të Diel, 31 dhjetor 2017
SOLEMNITETI I SË SHENJTNUESHMES MARI, NËNË E ZOTIT, në Bazilikën e Vatikanit, ora 17.00, Papa Françesku do të kryesojë Mbrëmësoret e para, pasuar nga ekspozimi i të Shenjtnueshmit Sakrament, himni tradicional “Te Deum”, në përfundim të vitit civil, dhe Bekimi Eukaristik.
Të hënën, 1 janar 2018
SOLEMNITETI I SË SHENJTNUESHMES MARI, NËNË E ZOTIT, Ati i Shenjtë do të kryesojë, në orën 10.00, në Bazilikën e Vatikanit, Meshën Shenjte të Solemnitetit të së Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Zotit, në tetëditshen e Krishtlindjes, nësa kremtohet edhe Dita LI Botërore e Paqes, me temë «Emigrantët dhe refugjatët: burra e gra në kërkim të paqes”.
E shtunë, 6 janar 2018
SOLEMNITETI I DËFTIMIT TË ZOTIT: Ati i Shenjtë Françesku do të kryesojë Kapelën papnore, në Bazilikën e Vatikanit, duke nisur nga ora 10.00.
All the contents on this site are copyrighted ©. |