2017-12-10 17:13:00

Papa kujton lidhjen ndërmjet të drejtave të njeriut dhe çarmatimit bërthamor


Ekziston një lidhje e ngushtë ndërmjet të drejtave të njeriut dhe çarmatimit bërthamor”: duke bërë një thirrje të re lidhur me çarmatimin, gjatë lutjes së  sotme të Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi dorëzimin e Çmimit Nobel për Paqen, Fushatës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Armëve Bërthamore (Ican), në përkim me Ditën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

“Të angazhohesh për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë njerëzve, në mënyrë të veçantë të më të ligshtëve e më të humburve, do të thotë edhe të punosh vendosmërisht për të ndërtuar një botë pa armë bërthamore. Zoti na jep aftësinë për të bashkëpunuar në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët: kemi lirinë, inteligjencën, aftësinë për të drejtuar teknologjinë dhe për të kufizuar pushtetin tonë, në shërbim të paqes e të progresit të vërtetë”.

Kujtojmë se Çmimet Nobel dorëzohen më 10 dhjetor të çdo viti. Ai për paqen, në Oslo; për Mjekësinë, Fizikën, Kiminë, Letërsinë dhe Ekonominë, në Stokholm,

Çmimi i lartë për Paqen, dhënë Ican, iu dorëzua drejtoreshës ekzekutive të organizatës, 35 vjeçares suedeze Beatriçe Fihn si dhe  Setsuko Thurlow, e mbijetuar nga bombardimi atomik i Hiroshimës, sot 85 vjeçare. Ican është koalicion i 468 organizmave jo qeveritare, nga 101 vende të ndryshme, me seli në Gjenevë.








All the contents on this site are copyrighted ©.