2017-12-08 14:26:00

Raporti Moneyval: Selia e Shenjtë bën hapa të tjera kundër riciklimit të parave


Komiteti Moneyval vlerëson hapat e bëra nga Selia e Shenjtë gjatë dy vjetëve të fundit, për marrjen e masave kundër riciklimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit. Ky është raporti i tretë mbi Vatikanin, në të cilin vihet në dukje veçanërisht, “krijimi i një njësie të specializuar në hetimet për krimet ekonomike dhe financiare, brenda Armës së Xhandarmërisë, si edhe emërimi i një Promotori të drejtësisë të specializuar” në këtë fushë.

         Gjithashtu, vlerësohet puna e Autoritetit Informativ Financiar, i cili ka aktivizuar sistemin e sinjalizmit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. Komiteti e nxit Selinë e Shenjtë të vijojë përmirësimet në fushën e legjislacionit dhe të zbatimit të drejtësisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.