Më 8 dhjetor 1854 Papa Piu IX shpalli dogmën e të Zënit pa mëkat të Virgjërës.
Tri vjet më vonë, më 8 shtator 1857, Papa bekoi e përuroi monumentin e Zojës së Papërlyer në Sheshin e Spanjës.
Papa Piu XII ishte i pari që nisi të çojë lule në Sheshin e Spanjës për Solemnitetin e Zojës së Papërlyer.
Shën Gjoni XXIII, në vitin 1958, shkoi vetë në Sheshin e Spanjës për të vënë një shportë me trëndafilë të bardhë te këmbët e Zojës së Papërlyer. Më pas Papa vizitoi Bazilikën e Shën Marisë së Madhe.
Këtë traditë e vijuan edhe Papët i Lumi Pali VI, Shën Gjon Pali II dhe Benedikti XVI.
Edhe Papa Françesku e vizitoi sot Sheshin e Spanjës, vuri lulet e bardha dhe u ndalua për disa çaste në lutje, si shprehje e këtij devocioni popullor.
All the contents on this site are copyrighted ©. |