2017-12-08 18:07:00

Papa RnS-së: përgjegjësi e përbashkët për të qenë misionarë e dëshmitarë


Papa Françesku uron që Konferenca e 41-të e Animatorëve të Ripërtëritjes në Shpirtin Shenjt, hapur dje në Pallatin e Kongreseve të Riminit, në vijim deri më 10 dhjetor, “të ndihmojë që të fitohet sa më shumë vetëdija e përgjegjësisë së përbashkët për të qenë misionarë e dëshmitarë, të mbledhur nga veprimi i Shpirtit Shenjt, në dëgjim të mësimeve të Apostujve, në bashkim vëllazëror, në traditën e bukës e të lutjes, të thirrur për të ndarë bashkë, në botë e me vëllezërit, përvojën e dashurisë  së Zotit”. Në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Papa lutet që mbi secilin të dikohet begatisht Shpirti Shenjt e, ndërsa ia beson dëshirat, qëllimet e shpresat ndërmjetësimit amtar të së Lumes Virgjër Mari, u kërkon pjesëmarrësve në konferencë të luten për të. Në përfundim të mesazhit, Papa i jep bekimin e tij apostolik kryetarit të Lëvizjes, Salvatore Martinez, referuesve dhe të gjithë anëtarëve të Ripërtritjes në Shpirtin Shenjt.

Tema e zgjedhur “Por, përsa u përket dhuratave të Shpirtit Shenjt, nuk dua, o vëllezër, të mos jeni të njoftuar mirë”, shkëputur nga Letra I e Shën Palit Apostull drejtuar Korintianëve. Na tregon risinë e thellë  të të jetuarit tonë në Krishtin, domethënë, se Shpirti Shenjt është fillesa e bashkimit me Korpin e Krishtit, fillesë, që është bashkim i larmive plotësuese.








All the contents on this site are copyrighted ©.