2017-12-08 13:51:00

Françesku: meshë në Shën Pjetër në Ditën e emigrantit dhe të refugjatit


Të dielën, më 14 janar 2018, në orën 10.00, Papa Françesku do të kremtojë meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, në Ditën Botërore të Emigrantit e të Refugjatit. Njoftimin e dha sot, Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Selisë së Shenjtë. Ndërkaq, Mesazhi i Papës për këtë ditë është bërë i njohur që në gusht të këtij viti. Ka për temë: “T’i presim, t’i mbrojmë, t’i promovojmë dhe t’i integrojmë emigrantët dhe refugjatët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.