Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: Maria na ndihmoftë të formojmë antikorpe, kundër viruseve të kohës sonë

Papa në lutje tek këmbët e Zojës së Papëlyer - AFP

08/12/2017 15:19

Sipas traditës, edhe sivjet Papa i drejtoi lutjen Nënës qiellore, prani amëtare, e butë dhe e fortë njëherësh, në emër të të gjithë banorëve të Romës: 

Për herë të pestë vij tek këmbët tua si Ipeshkëv i Romës

për të të nderuar në emër të gjithë banorëve të këtij qyteti.

Të falënderojmë për kujdesin

me të cilin e shoqëron udhën tonë:

udhën e familjeve, të famullive, të bashkësive fetare;

udhën e atyre që ditë për ditë, shpesh herë të lodhur e të këputur,

përshkojnë rrugët e Romës për të shkuar në punë;

të sëmurëve, pleqve, gjithë të varfërve

një morie emigrantësh ardhur këtu nga troje lufte e urie!

Faleminderit, sepse sapo të drejtojmë një fjalë,

a një shikim, a të themi një “të FalemiMri”, në kalim,

e ndjejmë gjithnjë praninë tënde amtare,

të butë e të fortë njëherësh.

O Nënë, ndihmoje këtë qytet  t’i zhvillojë “antikorpet”

kundër disa viruseve të kohëve tona:

indifrencës, që thotë “S’ më intereson”,

mungesës së edukatës qytetare, që e përbuz pasurinë e përbashkët,

frikës nga njeriu, që ndryshon nga ne, a është i huaj;

konformizmit, që s’pyet për ligj:

hipokrizisë, që të shtyn t’i akuzosh të tjerët,

kur ti vetë bën ca më keq;

dorëzimit përballë zvetënimit ambiental e etik;

shfrytëzimit të shumë burrave e grave!

Ndihmona t’i mundim të gjitha viruset,

me antikorpet e Ungjillit!

Bëj të mësohemi me zakonin e mirë

për ta lexuar çdo ditë Ungjillin

e, sipas shembullit tënd, ta ruajmë në zemër Fjalën;

që ashtu, si fara e mirë, të sjellë fryte në jetën tonë,

Virgjër e Papërlyer!

175 vjet më parë, pak më larg prej këndej

në Kishën e Sant’Andrea delle Fratte,

ti e preke zemrën e Alfonsit të Ratisbonës, i cili në çast,

nga njeri i patënzonë e armik i kishës, që ishte, u bë i krishterë.

Atij ti iu duke si Nënë hiri e mëshire.

Na jep edhe ne, posaçërisht në provë e në tundim,

hirin t’i ngulim sytë mbi duart tua të hapura

që lëshojnë mbi tokë hiret e Zotit

e të zhvishemi nga arroganca fodulle,

për ta parë më mirë se kush jemi:

të vegjël e mëkatarë të varfër, por gjithnjë bijtë e tu!

E kështu të lëshohemi në duart tuaja

që të na çosh te Jezusi, vëllai ynë e shëlbuesi ynë,

e tek Ati qiellor, që s’ lodhet kurrë duke na pritur

e duke na falur, kur kthehemi tek Ai.

Të falënderojmë, o Nënë, sepse na dëgjon gjithnjë!

Bekoje Kishën, që është në Romë,

bekoje këtë qytet e botën mbarë.

Amen!

08/12/2017 15:19