Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Integrimi evropian dhe punësimi, në takimin e Papës me kryeministrin boshnjak

Papa Françesku me kryeminstrin boshnjak Denis Zvizdic

07/12/2017 16:37

Papa Françesku priti sot paradite, në Pallatin Apostolik në Vatikan, kryeministrin e Bosnjë-Hercegovinës, Denis Zvizdic. “Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një notë e Vatikanit – u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe u fol për disa tema me interes të përbashkët, në kontekstin ndërkombëtar e rajonal. Në veçanti, u trajtua çështja e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian e sfidat, që duhen përballuar, ndër të cilat edhe ato, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik e me rritjen e punësimit”.

Në vijim të bisedës, vazhdon nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “u përmendën veçanërisht, kushtet e bashkësisë katolike në vend. Së fundi, u shpreh urimi që të konsolidohet bashkëjetesa paqësore ndërmjet të gjithë anëtarëve të shoqërisë”. Pas bisedës me Papën, kryeministri boshnjak u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga zv.Sekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Antoine Camilleri. 

07/12/2017 16:37