Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Papa: nesër, në Sheshin e Spanjës për homazhe Zojës së Papërlyer

Zoja e Papërlyer në Sheshin e Spanjës - RV

07/12/2017 15:29

Nesër pasdite Françesku do të shkojë në Sheshin e Spanjës, për lutjen tradicionale para shtatores së Zojës të Papëlyer, me rastin e kremtimit marian. Papa do të pritet nga kryeipeshkvi-mëkëmbës Angelo De Donatis dhe nga kryebashkiakja Virginia Raggi. Në përfundim të lutjes, Papa do të shkojë për një vizitë private në bazilikën-famulli të Sant’Andrea delle Fratte, për t’u lutur para figures së Zojës së Mrekullive, në përvjetorin e dukjeve të Marisë, Alfonsit të Ratisbonës.

Homazhet e para Zojës,  sipas traditës, do t’ia bëjnë zjarrfikësit të cilët, në orën 07.30, do të ngjiten me autoshkallë deri në majë të shtyllës, prej nga vigjilon mbi Romën Zoja, për t’i vënë në krahë një kurorë me lule të bardha. Tradita nisi që në vitin 1857, kur 220 nga kolegët e tyre e përuruan monumentin. Ndërsa prania e Papës tek këmbët e Zojës së Papërlyer këtë ditë, është traditë që nis nga viti 1953.

07/12/2017 15:29