Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa: larg paragjykimeve për Luterin, katolikë e luteranë nuk do të jenë kurrë më kundërshtarë

Papa me luteranët në Lund - AP

07/12/2017 14:31

Vetëm duke u lutur mund ta ruajmë njëri-tjetrin”. Papa Françesku priti kryesinë e Federatës luterane botërore, kryesuar nga kryeipeshkvi nigerian Musa Panti Filibus, i zgjedhur majin e kaluar kryetar i organizmit. Duke kujtuar vitin - që sapo përfundoi - të përkujtimit të 500-vjetorit të Reformës dhe shtegtimin e tij në Lund, në përfundim të 2016-tës, Françesku nënvizoi se “dhurata e unitetit ndërmjet besimtarëve bulon e lulëzon nga hiri i Zotit, jo nga planet njerëzore”:

“Lutja pastron, forcon, ndriçon udhën, shtyn në ecjen përpara. Lutja është si karburant në shtegtimin tonë drejt bashkimit të plotë. Është dashuria e Zotit, të cilën e thithim në lutje, ajo që e vë në lëvizje dashurinë e krishterë e që na afron me njëri-tjetrin: prej këndej buron edhe durimi i pritjes, shkaku i pajtimit, forca për të ecur së bashku”.

Perspektiva e drejtë përmes lutjes është - shtoi - ajo e Atit, syri i të cilit nuk bën përzgjedhje, as dallime. Pikërisht në Shpirtin e Jezusit - vijoi Françesku - e njohim njëri-tjetrin si vëllezër: që këtu duhet të nisemi gjithnjë. Nga ana tjetër përçarjet, edhe tejet të dhimbshme, që i panë katolikë e luteranë “të largët e njëri kundër tjetrit, për shekuj me radhë”,  shkuan drejt udhës së bashkimit, udhës ekumenike, të frymëzuar nga Shpirti Shenjt:

“Ai na nxit t’i lëmë mënjanë paragjykimet e lashta, si ato për Martin Luterin si dhe për gjendjen e Kishës në atë periudhë”.

Për këtë - nënvizoi Papa - kontribuoi dukshëm dialogu ndërmjet Federatës luterane botërore dhe Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve, nisur prej 50 vjetësh, që në vitin 1967. Françesku citoi disa tekste “posaçërisht të rëndësishme”, si “Deklarata e Përbashkët për doktrinën  e shfajsimit”, nënshkruar në vitin 1999, e edhe dokumenti më i vonë “Nga konflikti, në bashkim”.

Kujtesa “e pastruar” - pohoi Françesku - na krijon mundësinë ta shikojmë plot me besim të ardhmen, të çliruar nga pesha e kundërshtive dhe e paragjykimeve të së kaluarës; ardhmëri,  mbi të cilën peshon vetëm borxhi i dashurisë së anasjelltë; ardhmëri, në të cilën jemi të thirrur t’i shqyrtojmë dhuratat që vijnë nga traditat e ndryshme konfesionale dhe t’i pranojmë si pasuri të përbashkët.

Para “kundërvënieve”, “ndryshimeve” e “plagëve të së kaluarës” është – thekson Papa – realiteti i sotëm, i përbashkët, themelues e i përhershëm i Pagëzimit tonë:

“Ai na bëri bij të Zotit e vëllezër ndërmjet nesh. Prandaj nuk mund ta lejojmë kurrë më të jemi kundërshtarë ose rivalë. E nëse e kaluara nuk mund të ndryshohet, e ardhmja po! Prandaj nuk mund të heqim dorë sot nga kërkimi e promovimi i bashkimit më të madh në bamirësi e në fe”.

Prej këndej - shtoi Papa - është e nevojshme të vigjilojmë përballë tundimit për t’u ndaluar gjatë udhës.

Në jetën shpirtërore, ashtu si dhe në jetën kishtare, kur rri vendnumro, kthehesh gjithnjë mbrapa: të kënaqesh me kaq, të ndalesh nga frika, përtacia, lodhja ose leverdia, ndërsa ecën drejt Zotit me vëllezërit, do të thotë të heqësh dorë nga vetë ftesa.

Këtu nuk hyjnë në punë vetëm “idetë e bukura”. Duhen bërë hapa konkrete, që të nxisin t’i shtrish dorën, plot me dashuri të krishterë, të varfërve, vëllezërve më të vegjël të Zotit, që janë tregues të çmuar gjatë udhës, duke prekur plagët e tyre.

Është stil i thjeshtë, shembullor e rrënjësor ky, që kujtoi Françesku, për të kumtuar Ungjillin, “përparësia e të qenit të krishterë në botë, përmes unitetit ‘të pajtuar’”:

“Në udhën tonë, na prin shembulli i atyre, që vuajtën për emrin e Jezusit e u pajtuan plotësisht në fitoren e Pashkëve. Ka ende shumë në ditët tona, që vuajnë për dëshmimin e Jezusit. Heroizmi i tyre, i butë e paqësor, është thirrje urgjente për vëllazërim gjithnjë më real”.

07/12/2017 14:31