Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Kalendari

Papa Benedikti XVI për Shën Ambrozin

S. Ambrogio

07/12/2017 00:30

Benedikti XVI foli për Shën Ambrozin në audiencën e përgjithshme të datës 24 tetor 2007 në Vatikan. “Kush predikon Ungjillin, krahas dijes së fituar përmes studimit dhe reflektimit, duhet edhe ta dëshmojë dashurinë e krishterë për të tjerët, por nuk mund të jetë kurrë palaço që luan një rol, sepse këtë ia kërkon zanati”. Është një pohim me vlera të mëdha kjo sintezë e katekizmit të Papa Benediktit XVI në audiencën e përgjithshme, mbajtur me 24 tetor 2007 paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kushtuar figurës së Shën Ambrozit.

Ambrozi qe një Gjon tjetër. Ipeshkvi i famshëm, që i priu në fe Milanos së shekullit IV, njeri i ligjit e funksionar civil - u zgjodh njëzëri si nxënës i dashur nga Jezusi. Ashtu si Shën Gjoni Apostull, qe i aftë ta thithte drejtpëdrejtë nga Zemra e Mësuesit thelbin e mesazhit të tij të dashurisë e të bëhej jo vetëm mësues i fesë, por edhe, e sidomos, dëshmitar i dashurisë së krishterë.

Me këtë krahasim e përfundoi katekizmin e 24 tetorit 2007 Benedikti XVI, i cili u paraqiti tridhjetmijë besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, në një ditë të butë vjeshtarake, pas të ftohtave të parakohshme - figurën e një dëshmitari të vërtetë të Zotit. E duke vijuar të flasë për Shën Ambrozin, Papa shpjegoi se ipeshkvi shenjt pati meritën ta kthente zemrën e Shën Agostinit në rrugën e Zotit, jo vetëm falë përshpirtërisë, por kryesisht falë shembullit të tij. Agostini – shpjegoi Benedikti XVI - u prek thellë kryesisht nga radha e gjatë e njerëzve që kërkonin çdo ditë të flisnin me Ambrozin ipeshkëv, sepse ai u jepte ngushëllim e këshilla të urta për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Duke folur për shërbimin që kryen Ambrozi e Agostini – vërejti Papa  Ratzinger – kuptohet menjëherë se katekizmi është i pandarë nga dëshmimi i tij në jetë. E këtë duhet ta kenë të qartë edhe katekistët e sotëm: “Kush edukon të tjerët në fe, nuk mund të rrezikojë të duket si një lloj palaçoje, që luan një rol, thjeshtë sepse këtë ia kërkon zanati. Përkundrazi – në se përdorim një figurë të dashur për Origjenin, shkrimtar tepër i pëlqyer nga Ambrozi – ai është si nxënësi i dashur, që mbështet kokën mbi zemrën e Mësuesit e atje mëson si të mendojë, si të flasë, si të veprojë. Në fund të fundit mund të themi se dishepull i vërtetë është ai që e kumton Ungjillin në mënyrë të besueshme e të frytshme”.

Për Agostinin e ri, ende në kërkim të Zotit, fryti i kumtimit të krishterë u shfaq me një dukje të dyfishtë: personale e komunitare. Dëshminë personale e pa me sytë e vet tek ipeshkvi i asokohshëm i Milanos. Benedikti XVI tregoi sesi ipeshkvi i ardhshëm i Iponës mbeti pa mend, kur e pa Ambrozin duke e lexuar Shkrimin Shenjt me gojë mbyllur, vetëm me sy.

Një lexim i tillë i binte ndesh dokeve të kohës, sipas të cilave Bibla duhej lexuar me zë të lartë edhe personalisht. Nga kjo mënyrë e leximit të Shkrimit Shenjt, Agostini fitoi aftësinë për t’u familjarizuar me Biblën: “Në këtë lexim me lëvizje të pandjeshme të buzëve, përmes të cilit zemra përpiqet të arrijë urtinë e Fjalës së Hyjit - e kjo është ikona për të cilën po flasim – mund të shihet qartë metoda e katekizmit ambrozian: është vetë Shkrimi Shenjt, i përvetësuar në thellësi të shpirtit, që të mëson çka duhet të kumtosh për t’u prirë zemrave në rrugën drej Zotit”.

Papa theksoi se dëshironte që kjo figurë e Shën Ambrozit të mbetej në kujtesën e besimtarëve si ikonë patristike, përmes së cilës duket qartë “zemra e doktrinës ambroziane”. Por ikonë është edhe dëshmia e fesë që Shën Agostini e pa tek besimtarët, sapo arriti në Milano: ”Ajo që e tundi zemrën e rektorit të ri afrikan, dyshmitar e të dëshpëruar, e që e bëri të pendohej përfundimisht, nuk qenë homelitë e bukura të Ambrozit, ndonëse i vlerësonte shumë. Qe dëshmia e ipeshkvit dhe e Kishës së tij milaneze, që lutej e këndonte, e bashkuar si një trup i vetëm”.

Papa e përfundoi katekizmin me fjalët e një prej lutjeve të thella të Shën Ambrozit kushtuar Krishtit: “Në se dëshiron të mjekosh një plagë, ai është mjeku; në se buza jote, shkrumbuar nga ethet, kërkon një pikë ujë, ai është burimi; në se ke nevojë për ndihmë, është ai forca; në se dëshiron qiellin, ai është udha”.“Të Shpresojmë edhe ne në Krishtin. Do të jemi kështu të lum e do të jetojmë në paqe!”.

Ambrozi qe një Shën Gjon tjetër. Ipeshkvi i famshëm, që i priu në fe Milanos së shekullit IV, njeri i ligjit e funksionar civil - u zgjodh njëzëri si nxënës i dashur nga Jezusi. Ashtu si Shën Gjoni Apostull, qe i aftë ta thithte drejtpërdrejtë nga Zemra e Mësuesit thelbin e mesazhit të tij të dashurisë e të bëhej jo vetëm mësues i fesë, por edhe, e sidomos, dëshmitar i dashurisë së krishterë.

Shën Ambrozi është figurë e një dëshmitari të vërtetë të Zotit. E kur flasim për Shën Ambrozin, duhet thënë se ipeshkvi shenjt pati meritën ta kthente zemrën e Shën Agostinit në rrugën e Zotit, jo vetëm falë përshpirtërisë, por kryesisht falë shembullit të tij. Agostini u prek thellë kryesisht nga radha e gjatë e njerëzve që kërkonin çdo ditë të flisnin me Ambrozin ipeshkëv, sepse ai u jepte ngushëllim e këshilla të urta për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Duke u frymëzuar nga shërbimi që kryente Ambrozi, Agostini  e kuptoi menjëherë se katekizmi është i pandarë nga dëshmimi i tij në jetë. E këtë mësim duhet ta kenë të qartë edhe katekistët e sotëm sepse “Kush edukon të tjerët në fe, nuk mund të rrezikojë të duket si një lloj palaçoje, që luan një rol, thjeshtë sepse këtë ia kërkon zanati. Përkundrazi – në se përdorim një figurë të dashur për Origjenin, shkrimtar tepër i pëlqyer nga Ambrozi – ai është si nxënësi i dashur, që mbështet kokën mbi zemrën e Mësuesit e atje mëson si të mendojë, si të flasë, si të veprojë. Në fund të fundit mund të themi se dishepull i vërtetë është ai që e kumton Ungjillin në mënyrë të besueshme e të frytshme”.

Për Agostinin e ri, ende në kërkim të Zotit, fryti i kumtimit të krishterë u shfaq me një dukje të dyfishtë: personale e komunitare. Dëshminë personale e pa me sytë e vet tek ipeshkvi i asokohshëm i Milanos, Ambrozi. Agostini, ipeshkvi i ardhshëm i Iponës mbeti pa mend, kur e pa Ambrozin duke e lexuar Shkrimin Shenjt, Biblën me gojë mbyllur, vetëm me sy.

Një lexim i tillë i binte ndesh dokeve e traditës së kohës, sipas të cilave Bibla duhej lexuar me zë të lartë edhe personalisht. Nga kjo mënyrë e leximit të Shkrimit Shenjt, Agostini fitoi aftësinë për t’u familjarizuar me Biblën: “Në këtë lexim me lëvizje të pandjeshme të buzëve, përmes të cilit zemra përpiqet të arrijë urtinë e Fjalës së Hyjit mund të shihet qartë metoda e katekizmit ambrozian: është vetë Shkrimi Shenjt, i përvetësuar në thellësi të shpirtit, që të mëson çka duhet të kumtosh për t’u prirë zemrave në rrugën drejt Zotit”.

Tek figura e Shën Ambrozit që mbeti në kujtesën e besimtarëve si ikonë patristike, përmes së cilës duket qartë “zemra e doktrinës ambroziane”, kemi edhe një ikonë tjerër që është dëshmia e fesë, që Shën Agostini e pa tek besimtarët e kohës së shën Ambrozit, sapo arriti në Milano: ”Ajo që e tundi zemrën e rektorit të ri afrikan,  Agostinit dyshimtar e të dëshpëruar, e që e bëri të pendohej përfundimisht, nuk qenë homelitë e bukura të Ambrozit, ndonëse i vlerësonte shumë. Qe dëshmia e ipeshkvit dhe e Kishës së tij milaneze, që lutej e këndonte, e bashkuar si një trup i vetëm”.

E në përfundim po kujtojmë fjalët e një prej lutjeve të thella të Shën Ambrozit kushtuar Krishtit: “Në se dëshiron të mjekosh një plagët, Ai është mjeku; në se digjesh nga etja e kërkon një pikë ujë, Ai është burimi; në se ke nevojë për ndihmë, është Ai forca; në se dëshiron qiellin, Ai është udha”. “Të Shpresojmë edhe ne në Krishtin. Do të jemi kështu të lum e do të jetojmë në paqe!”.

07/12/2017 00:30