Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Kremtime

Mesha për 90-vjetorin e kard. Sodano. Papa e falenderon: “ka bërë shumë për Kishën”

Papa Françesku në meshë me kardinalin Angelo Sodano

07/12/2017 12:50

kardinalin Angelo Sodano shohim “njeriun, që ka bërë shumë për Kishën, në situata të ndryshme, me gëzim e me lot”, por dëshmia më e madhe e tij është disiplina e besnikëria ndaj Kishës. Kështu tha sot Papa Françesku, në meshën për 90-vjetorin e prelatit, kremtuar në kapelën Paoline të Pallatit Apostolik. Ati i Shenjtë e falenderoi dekanin e Kolegjit kardinalor dhe ish-Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, tashmë në pension.

         Duhet të kujtojmë ç’ka bërë Zoti për ne, vërejti Papa, sidomos kur jemi sjellë si të vegjël, kemi gabuar, kemi rënë në mëkat. Kujtesa na e jep forcën për të ecur përpara në vite, ashtu siç ka bërë kardinali Sodano, duke u dhënë të gjithëve dëshminë e jetës së tij në shërbim të Kishës së Krishtit.

         “Zoti – theksoi Françesku – e çon secilin në rrugë të ndryshme, por i mban të gjithë për dore”. Së fundi, urimi që dëshmia e kardinalit Sodano “në disiplinën kishtare, të na ndihmojë të ecim përpara në jetën tonë”.

         Ndërsa homelia e vetë kardinalit ishte falenderim drejtuar Zotit për dhuratat e Tij, sidomos për thirrjen meshtarake. Dekani i Kolegjit kardinalor iu referua shpesh Shën Ambrozit, të cilin Kisha e feston sot.

         Kardinali Angelo Sodano lindi në Ishullin e Astit, në Piemont, më 23 nëntor 1927. Pasi përfundoi studimet filozofike e teologjike në seminarin e Astit, i vijoi në Romë në Universitetin Papnor Gregorian, ku u laureua në teologji e, pastaj, në fakultetin e së Drejtës Kanonike, në Universitetin Papnor Lateranens.

         U shugurua meshtar në vitin 1950 e vetëm nëntë vjet më vonë filloi shërbimin në Selinë e Shenjtë, në nunciatura të ndryshme të Amerikës Latine. Nga viti 1988, Papa Gjon Pali II, më vonë shenjt, e thirri në detyrën e Sekretarit të Këshillit të atëhershëm të Punëve Publike të Kishës. Një vit me vonë, u bë Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet. Detyrën e Sekretarit të Shtetit e filloi më 29 qershor 1991, pasi u krijua kardinal, detyrë që e kreu me përkushtim deri në vitin 2006. Tani, duke qenë më i moshuari ndër kardinajt, është Dekan i Kolegjit kardinalor.

07/12/2017 12:50