Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Zvicër: Konferenca ipeshkvnore kërkon të respektohet e diela: “Të mbyllen dyqanet të paktën Natën e Krishtlindjes”.

Mesha e Mesnatës së Krishtlindjes në Vatikan

06/12/2017 08:30

Konferenca e ipeshkvijve zviceranë do të dëshironte që dyqanet të mos hapeshin në të gjitha të dielat, që i paraprijnë Këshndellave, aq më pak, në të Dielën e katërt të Kohës së Ardhjes, e cila sivjet bie pikërisht Natën e Festës. I fton, prandaj, pronarët e dyqaneve të mos hapin të diel, më 24 dhjetor. Ipeshkvijtë helvetikë e kanë nënvizuar shumë herë se “e diela është ditë pushimi e prehjeje, ditë kushtuar Zotit, familjes, marrëdhënieve njerëzore”. E kjo vlen edhe më shumë sivjet, kur Nata e Krishtlindjes bie të diel. Gjatë Kohës së Ardhjes - kujtojnë akoma ipeshkvijtë - të krishterët e të krishterat përgatiten të festojnë lindjen e Krishtit. Është periudhë meditimi, mahnitjeje, dashurie për Zotin e për të tjerët. Në familje ruhen traditat e Krishtlindjes: pritet ardhja e Zotit e krijohet atmosfera gazmore e takimit me të afërmit e miqtë. Edhe Mesha  e Mesnatës është tejet e pritur, sepse e ngarkuar me emocione të forta fetare e njerëzore. Prej këndej, zakonisht këtë Natë të Lume, Kishat mbushen përplot. Prandaj ipeshkvijtë kërkojnë të mbyllen dyqanet natën kur vjen përsëri mes nesh Krishti, të diel, më 24 dhjetor. Thirrja, e pëhapur sot, mbështetet edhe nga Federata e Kishave protestante të Zvicrës.

06/12/2017 08:30