2017-12-06 11:30:00

Thirrja e Papës për Jeruzalemin: të respektohet “status quo”


Thirrje e Papës Françesku për Jeruzalemin, pas njoftimit të Uashingtonit se sot do të shpallet zhvendosja e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Qytetin e Shenjtë.

“Mendimi im shkon në Jeruzalem – ngriti zërin Papa, në fund të audiencës së përgjithshme. Për këtë, nuk mund të mos e shpreh shqetësimin tim të thellë për gjendjen, që është krijuar ditët e fundit e, njëkohësisht, t’u drejtoj të gjithëve thirrjen e zjarrtë që të impenjohen për të respektuar ‘status quo’-në e qytetit, në përputhje me Rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.