Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Telefonatë Papa-Abbas për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem

Takim i Papës Françesku dhe i liderit Mahmoud Abbas në Jeruzalem - ANSA

06/12/2017 09:15

Papa Françesku dhe lideri palestinez Mahmoud Abbas folën dje telefonikisht mbi çështjen e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem. Telefonata, siç njoftoi zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Greg Burke, u kërkua nga vetë Abbas dhe bënte pjesë “në një sërë kontaktesh të presidentit të Autoritetit Kombëtar Palestinez, pas bisedës me Donald Trump, gjatë së cilës, presidenti amerikan i komunikoi vendimin për të zhvendosur ambasadën e SHBA-ve”.

Pritet që sot, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të njoftojë zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem, brenda gjashtë muajsh. Burime zyrtare flasin për njohjen e një “realiteti historik dhe aktual”, më tepër se sa për një prononcim politik të administratës Trump, që konfirmon impenjimin për procesin e paqes. Por presidenti palestinez Abbas e ka paralajmëruar Donald Trump për pasojat e rrezikshme, që mund të sjellë ky vendim për qëndrueshmërinë e rajonit dhe të botës. E po shtohen edhe zërat e kancelarive botërore, që shprehin të njëjtin shqetësim.

Palestinezët kanë shpallur “tri ditë zemërimi” për të protestuar kundër këtij vendimi. Nga ana e tij, Izraeli bën të ditur se nuk do të lejojë kërcënime. “Edhe Selia e Shenjtë e ka nunciaturën në Tel Aviv – deklaroi vëzhguesi i Vatikanit në UNESCO, imzot Francesco Follo. – Unë shpresoj që, në këtë çast, të dëgjohet zëri i Selisë së Shenjtë”.

06/12/2017 09:15