2017-12-06 11:17:00

Papa ia kushton audiencën udhëtimit aziatik: e ardhmja nuk është për fabrikantët e armëve


Papa Françesku ia kushtoi sot audiencën e përgjithshme udhëtimit të tij të 21-të apostolik në Minamar e në Bangladesh. Besimtarët nuk u mblodhën si zakonisht në Sheshin e Shën Pjetrit, por në Sallën Pali VI, për t’u mbrojtur nga të ftohtët.

“Të dashur vëllezër e motra – tha Ati i Shenjtë – në fytyrat e atyre të rinjve, plot gëzim, pashë të ardhmen e Azisë: e ardhme, që nuk do të jetë në dorën e fabrikantëve të armëve, por të atyre, që mbjellin vëllazërim”.








All the contents on this site are copyrighted ©.