Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: I falënderoj fort e fort motrat e Nënë Terezës

Papa në shtëpinë "Nënë Tereza"

06/12/2017 15:58

Një mendim i posaçëm i Papës shkoi përsëri tek “Shtëpia Nënë Tereza”, ku ruhen akoma të freskëta gjurmët e Shenjtores. Atje, duke vijuar ecjen mbi këto gjurmë, pa e ledhatoi jetimë e të sëmurë mendorë, që Misionaret e Bamirësisë i shpëtojë nga mjerimi e braktisja rrugëve e  i trajtojnë me kujdesin dhe dashurinë më të madhe. Prej këndej, falënderimi i Papës:

“Aty, sipas karizmës së tyre, motrat e jetojnë çdo ditë lutjen e adhurimit e të shërbimit ndaj Krishtit të varfër e të vuajtur. E buzëqeshja nuk mungon kurrë në fytyrat e tyre: motra, që luten shumë, shërbejnë shumë e buzëqeshin shumë. Dëshmi shumë e bukur. I falënderoj fort e fort këto motra të  vogla”.

Rikujtojmë se Shtëpia “Nënë Tereza”, përuruar në vitin 1976, është më e vogla ndër shtëpitë, që drejtojnë Motrat Misionare të Bamirësisë në Daka. Nënë Tereza e zgjodhi për të ndenjur aty, gjatë vizitave të saj në qytet. Gjendet në lagjen Tejgaon, në kompleksin famullitar të “Kishës së Rruzares Shenjte”, që përfshin edhe kishën e lashtë portugeze. Aktualisht  kujdeset për mijëra jetimë dhe njerëz me kufizime mendore e fizike.

Në Daka, përveç shtëpisë së Mëshirës, Misionaret e Shën Nënë Terezës kryejnë misionin e tyre edhe në lagjen Islampur, përmes qendrës “Shishu Bhavan”, apo “Shtëpia e Fëmijës”. E themeluar në vitet ’70, qendra merret kryesisht me strehimin e vajzave-nëna, të cilat në Bangladesh quhen “bitanganas”, që do të thotë “heroina”, sepse të mbetura shtatzënë pas dhunimeve të pësuara nga ushtarët pakistanezë, gjatë luftës për pavarësinë e vendit. Falë veprimtarisë së Misionareve të bamirësisë, shumë fëmijë të lindur në këtë qendër, gjetën  ngrohtësinë e familjes në Evropë, në Amerikën Veriore dhe në Australi, ku u bijësua një pjesë e mirë prej tyre, kur “Nënat heroina”, nuk qenë në gjendje t’i mbajnë pranë, për shkak të kushteve tejet të vështira të jetës në vend.

06/12/2017 15:58