Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Takime e ngjarje

Papa, delegacionit palestinez: baza për dialogun, respekti i ndërsjelltë

Papa në takimin me pjesëmarrësit e mbledhjes së Komitetit të përhershëm për dialogun me personalitetet fetare të Palestinës - ANSA

06/12/2017 17:24

“Respekti i ndërsjelltë” është kusht parësor për dialogun në të gjitha nivelet: “me vetveten, përmes reflektimit dhe lutjes; në familje, brenda bashkësisë, ndërmjet bashkësive të ndryshme fetare, si edhe me shoqërinë civile”. Këto ishin fjalët që u tha Papa Françesku pjesëmarrësve të mbledhjes së Komitetit të përhershëm për dialogun me personalitetet fetare të Palestinës, organizuar nga Këshilli Papnor për dialogun ndërfetar. Ati i Shenjtë i priti në një aneks të Sallës Pali VI, para audiencës së përgjithshme.

         “Nga dialogu – u tha Papa – rrjedh njohja më e madhe e ndërsjelltë, vlerësimi më i madh dhe bashkëpunimi për të mirën e përbashkët e për veprimtarinë e përbashkët në favor të nevojtarëve, duke u garantuar atyre ndihmën e nevojshme”.

         “Për Kishën Katolike – vijoi Ati i Shenjtë – është gjithnjë gëzim i madh të ndërtojë ura dialogu me bashkësi, njerëz e organizata e, është sigurisht gëzim i veçantë ta bëjë këtë me personalitetet fetare dhe intelektuale palestineze”.

         Vërtet, Toka Shenjte është për të krishterët vendi i dialogut të Zotit me njerëzimin, dialog që arriti kulmin në Nazaret, me fjalët e Kryeengjëllit Gabriel për Virgjërën Mari, ngjarje që përmendet edhe në Kuran. Më pas, ky dialog vijoi përmes Krishtit e popullit të vet, i cili përfaqësonte krejt njerëzimin. Prandaj, Papa uroi që pikërisht nga kjo Tokë të krijohen hapësira për dialog të sinqertë në favor të krejt shoqërisë palestineze, veçanërisht të anëtarëve të krishterë të saj, të cilët, sot, duhet t’u përgjigjen shumë sfidave, sidomos asaj të emigracionit.

         Në mbledhjen e Komitetit është vendosur pikërisht krijimi i një grupi pune për dialogun.

06/12/2017 17:24