Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Vatikani \ Ngjarje

Imzot Tomazi: për Jeruzalemin, vijë politike e përbashkët për paqen

Jeruzalemi - REUTERS

06/12/2017 13:38

Nevojitet një vijë politike e përbashkët për paqen. Kështu thekson imzot Silvano Maria Tomazi, anëtar i Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, ish-vëzhgues i Selisë së Shenjtë në OKB-në e Gjenevës, pasi presidenti amerikan Donald Trump bën të ditur se dëshiron ta zhvendosë ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jeruzalem. Ta dëgjojmë komentin e tij për Radio Vatikanin:

         “Qëndrimi i Selisë së Shenjtë ka qenë gjithnjë ai, që mbështetet ligjërisht nga Kombet e Bashkuara. Pra, dy shtete të pavarura, që respektojnë të drejtat e njëri-tjetrit: një shtet hebraik e një palestinez. Jeruzalemi duhet të jetë i arritshëm nga të tria fetë abrahamitike: nga të krishterët, nga myslimanët e nga hebrenjtë. Të thuash se Jeruzalemi është kryeqytet vetëm i Izraelit, me pasojat juridike që mund të ketë kjo, do ta ndërlikonte sigurisht këtë qëndrim të OKB-së e të Selisë së Shenjtë. Duhet gjetur një vijë politike, që nuk i përçan, por i bashkon përpjekjet për garantimin e paqes. Vërejmë se kemi nevojë të madhe të punojmë së bashku, të kuptohemi, ndërsa këto pohime, të cilat e cënojnë disi konsensusin ndërkombëtar, mbartin me vete rrezikun e dhunës së re. E atë duhet ta shmangim me çdo mënyrë”.

06/12/2017 13:38