2017-12-05 12:12:00

Në Romë, “Wojtyla lectures” mbi rolin e gruas në Kishë e në shoqëri


Filloi pasditen e djeshme, në Romë, takimi i dhjetë i “Wojtyla lectures” (Leksionet e Vojtilës), në kuadrin e nismave të Institutit Papnor “Gjon Pali II” për Shkencat e martesës dhe të familjes. Seminari i kushtohet temës “Prania e gruas në Kishë e në shoqëri”. Nën kujdesin e pedagoges Lorella Congiunti, e cila jep lëndën e filozofisë së natyrës në Universitetin Papnor Urbanian, takimi do të përfundojë nesër, më 6 dhjetor, në auditoriumin e Institutit, në Romë.

         Siç shpjegon vetë pedagogia, “ky seminar është rast për t’u thelluar në rolin e gruas, jo vetëm sipas mendësisë perëndimore, por edhe sipas përvojave të ndryshme të jetës” së çdo gruaje. “Ndarja ndërmet botës femërore e asaj mashkullore është aktualisht artificiale”, mendon Lorella Congiunti. “Në të vërtetë, të dyja sekset jetojnë duke e plotësuar njëri-tjetrin në rolin, funksionet dhe marrëdhëniet ndërpersonale”.








All the contents on this site are copyrighted ©.