Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Bota \ Bota shqiptare

Arben Arifi: historia e Kosovës, e mbushur me mite

Historiani Arben Arifi nga Kosova - RV

05/12/2017 00:30

Më 1 dhjetor, në Universitetin “La Sapienza” të Romës, u mbajt kuvendi me temë “Përtej luftës: restaurimi i pasurive kulturore në Kroaci dhe në Kosovë”. I organizuar nga Fondacioni “Roma Sapienza”, në bashkëpunim me universitetin e Prishtinës e me institute kërkimore-shkencore nga të dyja vendet, konferenca u përshëndet nga ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama dhe nga ambasadori i Kroacisë, Jasen Mesiç.

Studiues kroatë folën për “Luftën dhe restaurimin: fati i keq dhe i mirë i Kroacisë”, në sesionin e parë të kuvendit, ndërsa sesioni i dytë i takoi Kosovës. Mbi temën “Kosova: mbrojtja e trashëgimisë kundër manipulimeve të historisë” mbajtën kumtesat e tyre, Florina Jerliu, pedagoge e historisë së arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, si edhe Arben Arifi, punonjës kërkimor-shkencor në Institutin e Historisë “Ali Hadri”.

Pikërisht Arben Arifit i telefonuam për t’i kërkuar të na flasë mbi manipulimet e historisë në Kosovë. Ta dëgjojmë…

 

05/12/2017 00:30