2017-12-01 16:20:00

Papa: nga krerët fetarë, një zë i vetëm kundër terrorizmit


Nëse krerët fetarë flasin publikisht me një zë të vetëm kundër dhunës së veshur me petkun e fesë dhe kërkojnë me ngulm ta zëvendësojnë kulturën e konfliktit, me kulturën e takimit, arrijnë tek rrënjët më të thella shpirtërore të traditave të tyre.  E ky ishte një nga reflektimet kryesore në fjalimin e Papës Françesku drejtuar ipeshkvijve të Bangladeshit, me të cilët u takua sot në kryeipeshkvinë e Dakës.

Ati i Shenjtë u drejtoi një thirrje të dyfishtë prelatëve: të ngulmojnë në shërbesën e pranisë ndër famullitë dhe bashkësitë e të tregojnë më shumë afërsi ndaj besimtarëve laikë. Papa kujtoi edhe se njerëzit e Bangladeshit  janë të njohur për dashurinë e tyre ndaj familjes. Duke nënvizuar se bashkësia katolike e Bangladeshit mund të jetë krenare për historinë e saj të shërbimit ndaj të varfërve, Papa uroi që bamirësia baritore t’i frymëzojë gjithnjë veprat e ndihmës.

Para takimit me ipeshkvijtë e Bangladeshit, në kryeipeshkvinë e Dakës, Papa bisedoi, në nunciaturë, me kryeministren e vendit aziatik, Shehen Mujibur Rahman. Pas takimit, vizita në Katedralen e Shën Marisë, ku Papa i ftoi besimtarët ta kumtojnë Ungjillin. 








All the contents on this site are copyrighted ©.