Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

Çelësi i fjalëve të Kishës: me çfarë e mbush jetën?

Konsumizëm i shfrenuar - EPA

30/11/2017 12:07

Ndërsa Papa Françesku vijon udhëtimin e tij në Bangladesh, ku mbërriti sot pas vizitës në Mianmar, nuk mund të mos i kthehemi meshës me të rinjtë në Jangon, ku Ati i Shenjtë i ftoi të pranishmit të jenë të guximshëm, por edhe të gëzueshëm në shpalljen e Ungjillit të Krishtit. Në ciklin tonë kushtuar 10 këshillave të Papës Françesku për të rinjtë, sot do të flasim pikërisht për gjithçka e mbush jetën e rinjve, sipas Atit të Shenjtë. Ide këto, që i shprehu edhe gjatë homelisë së meshës së sotme.

“Të gjithë kemi shpesh tundimin për ta vënë veten në qendër – pati thënë Bergoglio gjatë homelisë së meshës, në Ditën e 27-të Botërore të Rinisë, më 25 korrik 2013 – tundimin për të besuar se jemi vetëm ne, që e ndërtojmë jetën tonë, ose tundimin për të menduar se jeta bëhet e lumtur përmes pasurisë, parave, pushtetit. Por të gjithë e dimë se nuk është kështu! Sigurisht, pasuria, paraja, pushteti, mund të na elektrizojnë nga pak, të na japin iluzionin se jemi të lumtur, por, në fund të fundit, janë ato, që na zotërojnë e na shtyjnë të kemi gjithnjë e më tepër, të mos ngopemi kurrë. E përfundojmë ‘të mbushur plot’, por jo të ushqyer… Është trishtim i madh të shohësh rininë ‘të mbushur’, por të brishtë. Të rinjtë duhet të jenë të fortë, të ushqehen nga feja e tyre e jo të mbushen me gjëra të tjera!”

30/11/2017 12:07