Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Forumi i Feve në Romë mbi ndryshimin e “klimës fetare”

Lutja - AFP

29/11/2017 18:23

Mbahet në Romë Forumi me temë “Fetë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare: përcaktimi i  agjendës së Mesdheut”, organizuar nga Akademia Evropiane e Feve, në kuadrin e nismave përgatitore për Dialogët Mesdhetarë Med-Romë. Sot, mori pjesë në të kryetari i Fondacionit Vatikanas “Qendra ndërkombëtare Familja e Nazaretit”, Salvatore Martinez, njëkohësisht edhe kryetar i Observatorit për pakicat fetare në botë e për respektimin e lirisë fetare.

         Tema e takimit është ndryshimi i “klimës fetare”, jo më pak serioz se ai, që vë në rrezik ambientin. Fatkeqësisht, arsyet e këtij ndryshimi i kanë rrënjët në shekujt e mëparshëm e duhen analizuar përmes kuptimit të gjuhës fetare. Në takim marrin pjesë edhe eksponentë të tjerë nga të gjitha fetë.

29/11/2017 18:23