2017-11-29 16:42:00

Burke për Papën në Mianmar: fjala kyçe e këtij udhëtimi është “bashkim”


Për zëdhënësin e Papës, Greg Burke, “udhëtimi i Françeskut në Mianmar mund të përshkruhet me një fjalë: ‘bashkim’, ‘bashkim në larmi’”. “Bashkim, në kuptimin e një Kishe të vogël, që punon për të mirën e vendit, siç e dëgjuam në meshën e paradites së sotme dhe në takimin e bukur me ipeshkvijtë”, sqaroi Burke, duke e quajtur ditën e sotme, shumë të rëndësishme e madje, historike, për Kishën në Mianmar.

         Së dyti, vijoi ai, bashkim do të thotë të punojmë së bashku me ata, që janë ndryshe nga ne, siç nënvizoi Papa në takimin me budistët, me të cilët foli për impenjimin në favor të paqes e të të drejtave të njeriut.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.