Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë

GIORGIO CASTRIOTA SKANDERBEG EREO ALBANESE

28/11/2017 12:31

Më 28 nëntor 1443 Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë i madhi Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Festa kombëtare e shqiptarëve, që kremtohet çdo vit kudo jetojnë e punojnë shqiptarët, dmth në të katër anët e botës, edhe sivjet kremtohet me emocione të veçanta, duke i nxitur të gjithë të reflektojnë sa për të kaluarën, aq edhe për të sotmen e të ardhmen.

Më 28 nëntor 1443  i madhi Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar. Më 28 nëntor 1912 në orën 14:00 u hap Kuvendi i Vlorës me 37 delegatë nga e gjithë Shqipëria. Kryetari i tij u zgjodh Ismail Qemali, i cili deklaroi se shpëtimi i vetëm i Shqipërisë është shpallja e pavarësisë, krijimi i qeverisë, zgjedhja e pleqësisë që do ta kontrollonte atë dhe dërgimi i një komisioni për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha.

Më 28 nëntor 1793  në Shkodër, Lezhë dhe në rrethinat e tyre nisi kryengritja kundër ushtrive osmane. Me humbje të mëdha pashai turk mundi të çante rrethimin, por në Lezhë pësoi goditje dhe humbje të reja, qe e detyruan te tërhiqet për në Manastir.

28/11/2017 12:31