2017-11-28 17:42:00

Dom Ndre Mjedja: Shqypes arbnore!


Dom Ndre: Mjedja Shqypes arbnore! 

Nalt përmbi re, mbi qeta
Shndritsa për bor' amshore,
Porsi 'j vetimë, si zhgjeta,
Me flatra fishkëllore
Sielle ndër thepa e shita,
Shqype, t'aguemit drita.

T' kaltërt e qiellës mbi krye,
Hyjzit ke shokë, që shndrisin
Si gur t' paçmuem, e ty
Petkun t' nusisë t' qëndisin
O e bardha natë, ku dijen
Shprazi nji Zot, e shijen.

Qeti mbretnia yte,
Shqype, pengim liria;
E npër hapsina t' tyte
E hyjve harmonia
T'argton e t' dalmen hana
Ndihet përmallshën zana.

Por ndër fushore t'veja
N'vrrije ku rrinë zogjt' t'tu,
Me bumullina rrfeja
Shkrepet përmnerë tu' ushtue
E tine n'ato maje
Nuk ndien ushtim' as vaje.

Oh, zbrit ndër ne, mbretnore
Shqype, edhe 'j herë, si zbrite
Kur përmbi ball' madhnore,
T'madhit Kastriot i shndrite,
E u trand gjith' bota unji.
Prej vringllit t'shpatës s'tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.