Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Kisha \ Kisha në botë

Veprimtaria e At Zef Pllumbit ne Biblioteken Kombetare”Pjeter Bogdani”

Ate Zef Pllumi

27/11/2017 14:55

Qe nga data 24 tetor 2017, ne Biblioteken Kombetare “Pjeter Bogdani” ne Prishtine, po qendron e hapur ekspozita e titulluar “ At Zef Pllumi 1924-2007”, e cila shenon dhjete vjetorin e kalimit ne amshim te ketij franceskani te persekutuar nga komunizmi shqiptar. Ekspozita permban doreshkrime dhe sende personale te At Zef Pllumit, por edhe te dy freterve tjere, At Shtjefen Gjeçovit dhe At Gjergj Fishtes. Të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina...


 
Nga stafi perkates, eshte cilesuar se kjo ekspozite eshte nder me te rrallat e me te veçantat qe eshte hapur ndonjehere ne Biblioteken Kombetare”Pjeter Bogdani” ne Kosove, e cila eshte mundesuar nga Provinca Franceskane Shqiptare, perkatesisht  nga At Mirash Marinaj dhe At Vitor Demaj, te cilet edhe moren pjese ne shenimin e 73 vjetorit te themelimit te kesaj biblioteke po ne te njejten date, te premten e kaluar.  

Vizitoret brenda ketyre diteve ne ekspoziten ne fjale, po shikojne  me vemendje dokumente te ndryshme e doreshkrime te At Zef Pllumit, te shkruara me laps ne menyren e dikurshme, po ashtu pasqyrohet edhe Bibla e tij personale dhe disa nga doreshkrimet e vepres “Rrno per me tregue”. Ne kuader te kesaj ekspozite verehen edhe tre shkopinj mbajtes te ketyre tre freterve, Át Zef Pllumit, Át Shtjefen Gjeçovit dhe Gjergj Fishtes, perfshire edhe  masken mortore  te tij. Ashtu siq e meritojne, edhe me kete rast u dhane vleresime te larta per keto figura te ndritura te kombit tone, e vecmas per At Zef Pllumin ne dhjetvjetorin e kalimit ne amshim.

Akademiku Sabri Hamiti, ne fjalen e tij, At Zef Pllumin e quajti nje misionar te humanizmit, dhe jo vetem te fese e kultures. “Ky takim dhe takimet e tjera deshmojne se mirenjohja jone per At Zefin, ekziston, andaj dhe mirenjohja jone per At Zefin sot eshte ta lexojme vepren e tij”, tha Hamiti duke theksuar se botimet franceskane kane bere nje pune vleresuese e mirenjohjese sepse i kane botuar librat e tij, bile ne nje liber kane botuar edhe nje doreshkrim te tij.

Imzot Lush Gjergji tha vec tjerash se, e gjithe veprimtaria e At Zef Pllumit permblidhet ne dy shtylla te besimit te krishtere, qe jane, e verteta dhe dashuria qe aftesojne e dhurojne vleren me te madhe per falje e pajtim. “At Zef Pllumbi eshte nje histori e gjalle dhe tronditese e tmerrit dhe ferrit shqiptar, i cili pa doreza deshmoi e tregoi ideologjine komuniste dhe ateiste. Kjo histori e deshmi ka edhe nje ane tjeter ku vjen edhe vuajtja, qendresa, pafajesia, shpresa, duresa, stoicizmi i besimit te krishtere deri te ngadhenjimi, paqja, liria e demokracia” tha Imzot Lush Gjergji, te cilat siq tha permblidhen ne kryevepren e tij “Rrno per me tregue”,. Kjo ekspozite per nje jave do te qendroj e hapur ne Biblioteken Kombetare “Pjeter Bogdani “ ne Prishtine. 

27/11/2017 14:55