2017-11-27 14:52:00

Nga Kalkuta, ne Kosove erdhi Drita e Nene Terezes


Drita e Nene Terezes nuk do te shuhet kurre ne Kosove!. Ajo do te jete e ndezur  per njetet e cdo besimtari e qytetari pa dallim. Shkelqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, e solli ne kishen katedrale “Shen Nene Tereza”ne Prishtine qiriun qe e ndezi tek varri i Shenjtores se kombit e botes, Nene Terezes ne Kalkute, gjate nje shtegetimi shpirteror qe e pati atje, e me pas ky qiri ishte ndezur edhe ne meshen solemne ne Vatikan te kremtuar nga Papa Francesku pikerisht ne Diten boterore te te varferve. Më hollësisht, informacioni i Rabije Ibrajt nga Prishtina...


 
Me nje procesion te bukur, ipeshkvi Imzot Dode Gjergji, i shoqeruar nga meshtare, motra, ministrante e shume femije, e ndezi kete qiri tek lteri i Relikes se Gjakut te Nene Terezes, ne meshen e te dieles, pikerisht ne festen e madhe te Krishtit  Mbret, ne prani te qindra besimtareve.  Ishte nje atmosfere e mrekullueshme ne frymen e drites se Shenjtores tone, percjell me lutje e urate dhe me kenget e bukura te korit te kishes.
                        
“Per ta falenderuar Hyjin shkova ne shtegetim ne Kalkute ne emrin e te gjithe juve qe te lutem per mireqenien tuaj, dhe qe ta falenderojme Zotin per kete dhurate te madhe qe na ka dhene”, tha ipeshkvi per kete ngjarje sa me motivacion fetar po aq edhe kombetar. E kishte fjalen edhe per dhuraten e madhe qe Zoti na e ka dhene ne kryeqytetin e Kosoves, katedralen e shenjtores Nene Tereza, te cilen siq tha, e ndertuam me ndihmen e Zotit dhe njerezve vullnetmire, per te cilet ne Kalkute u luta dhe i falenderova  
per mbeshtetjen qe na e kane dhene.
 
“U lutem per donatoret,  bamiresit e njerezit qe na kane ndihmuar duke ndare kafshaten e familjes se tyre vetem qe ne ta kemi kete kishe, dhe ate qiri qe e ndeza atje, me pas e kam marre me vete, sepse me ra ndermend kur Nene Tereza ne Shenjtoren e Letnices nen driten e qiriut ka vendos qe te shkoj ne Kalkute. E, thash me veti se ate qiri, ate drite, simbol te Nene Terezes dua ta kthej ne Kosove, i cili qiri do te jete gjithmone i ndezur ne kete toke, per te perhapur Driten e Dashurise se Nenes.”, tha ipeshkvi.
 
Nderkaq, famullitari i Prishtines, dom Fatmir Koliqi, tha se nga sot secili besimtar apo qytetar pa dallim, mund te porosise qiriun e Nene Terezes per tu vendosur  ne katedrale, te Lteri i Relikes se Gjakut te saj per njete personale, e te cilat bashkohen me lutjet e bashkesise brenda Shenjtores.  E, kontributet e ketij qiriu do te shkojne ne favor te menses per nevojtaret, te cilet nje numer jo i vogel tash e njembedhjete vjet marrin nga nje shujte te ngrohte ne kete menze per te varfer qe funksionon ne kishen e “Shna Nout” ne lagjen Ulpijana ne Prishtine. 
 








All the contents on this site are copyrighted ©.