2017-11-27 09:08:00

Ndërroi jetë ipeshkvi arbëresh imzot Sotir Ferrara


Të shtunën më 5 nëntor 2017, në mbrëmje, u nda prej nesh dhespoti (ipeshkvi) arbëresh në pension, Imzot SOTIR FERRARA. Imzot Sotiri për afro 25 vjet pati udhëhequr komunitetin arbëresh të Sicilisë si dhespot (ipeshkëv) i Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.

Më tepër nga Palermo të ndjekim njoftimin e Zef Chiaramonte-s......

 

Para 5 vjetësh qe tërhequr nga detyra baritore e drejtimit të komunitetit eparkial kishtar për arsye shëndetësore, por gjithnjë duke mbetur në dispozicionin e Eparkisë, sidomos gjatë kohës së administratës të jashtëzakonshme të saj që i parapriu emërimit të dhespoti të ri.

Imzoti qe profesor i matematikës në shollat publike, protosinçel (vikar i përgjithshëm) i Eparkise dhe studiues i përpiktë dhe mjeshtër i melurgjisë bizantine të traditës arbëreshe.

Lajmi i vdekjes u shpall në Katedralen e Horës së Arbëreshëve mu në mbarim të ceremonisë së përshpirtshme që mbahet çdo vit pranë trupit të shërbëtorit të Hyjit Atë Gjegj Guxeta, me rastin e përvjetorit të kalimit të tij në amshim. Liturgjia e Shenjtë e funeralit kremtohet sot në Katedralen e Shën Dhimitrit në Katedralen e Horës së Arbëreshëve.

Nga Palermo, 26.11.2017    Zef Chiaramonte








All the contents on this site are copyrighted ©.