Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Lutja e Papës për Egjiptin, pas masakrës në xhami

Papa me shtegtarët në lutje - AFP

26/11/2017 15:01

Në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi përsëri masakrën e së premtes së kaluar në një xhami, në veri të Sinait, duke siguruar lutjen e tij të vazhdueshme “për viktimat e shumta, për të plagosurit e për të gjithë bashkësinë e goditur kaq rëndë. Zoti na çliroftë - shtoi- nga tragjedi të tilla e i mbështetët përpjekjet e të gjithë atyre, që punojnë për paqen”.

Por në zemrën e Françeskut dhemb fort edhe tragjedia e Holodomor, vdekja nga uria, shkaktuar prej regjimit stalinian, me miliona viktima. E dhemb edhe Ukraina, shoqëruar me urimin që t’i shërojë sa më shpejt plagët e së kaluarës e të hapë shtigjet  e paqes, me ndihmën e fesë.

Mendimi i Atit të Shenjtë shkoi, pastaj, tek Nëna Catalina de Maria Rodriguez, lumnuar dje në Argjentinë, themeluese e Kongregatës së Hermanas Esclavas del Corazón de Jesús, instituti i parë rregulltar femëror i jetës apostolike në vendin latinoamerikan.

Para se të përshëndetej me shtegtarët e panumërt, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa kërkoi lutje për shtegtimin apostolik në Mianmar e Bangladesh, duke uruar që prania e tij “të jetë shenjë afërsie e shprese për këto popullsi”.

26/11/2017 15:01