2017-11-24 19:41:00

Telegram i Papës për atentatin terrorist në Egjipt


Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e atentatit të Egjiptit. Në një telegram të nënshkruar nga Sekretari i Shteti të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, Ati i Shenjtë shpreh solidaritetin e tij me popullin egjiptian, duke ua besuar viktimat e sulmit terrorist kundër xhamisë së Rawda-s në Sinain Verior, mëshirës së Zotit të Tejetlartë. Gjithashtu, Papa i lutet Hyjit të dikojë bekime e paqe mbi familjet e tyre. “Duke e dënuar me forcë këtë akt mizor kundër civilëve të pafajshëm të mbledhur në lutje, Shenjtëria e Tij – shkruhet në telegram – bashkohet me të gjithë njerëzit vullnetmirë, duke u përgjëruar që zemrat e ngurosura nga urrejtja të mësojnë të heqin dorë nga rruga e dhunës, e cila çon drejt vuajtjeve të mëdha, dhe të përqafojnë rrugën e paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.