"235 të vdekur e 109 të plagosur deri tani”: ky është bilanci i përkohshëm i sulmit në xhaminë e Sinait, sipas komunikatës së Prokurorisë së Përgjithshme Egjiptiane në Kajro. Atentati ndodhi në rajonin e Bir al-Abd kundër xhamisë së Al Rawdah.
“Në kuadrin e hetimeve, bërë nga Prokuroria e Përgjithshme – shkruhet në notë – prokurori Nabil Sadek u ka dhënë urdhër hetuesve të shkojnë në spitale për të pyetur të plagosurit dhe për të dëgjuar dëshmitë e tyre, që të mësohet si ka ndodhur ky atentat”. Sipas disa njoftimeve, terroristët hodhën një bombë brenda vendit të kultit dhe qëlluan kundër besimtarëve.
All the contents on this site are copyrighted ©. |