2017-11-23 17:19:00

Sindikatat në Vatikan: punë e denjë e hapësirë drejtësisë shoqërore


Të promovohet puna e denjë, edhe me bashkëpunimin e sindikatave. Ky, një nga objektivat e takimit ndërkombëtar të organizatava sindikale, sot e nesër në Vatikan, me temë: “Nga ‘Popolorum Progressio’ - tek ‘Laudato sì’”. Kardinali Peter Turkson, prefekt i Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, pohoi: “fakti që teknologjia e lë njeriun pa punë, është sfidë për botën moderne”.

Sipas mendimit të Prelatit të lartë “ekonomia nuk mund të arrijë rezultate të larta, nëse mungon puna. Ndoshta problemi lidhet me punëtorët. Nuk përdoren makinat, robotet, por tipi i punës së “skllavizuar”. Po gjithsesi, diçka mund e duhet të bëhet gjithnjë…”.

Sipas sekretares së përgjithshme të Cisl, Anna Maria Furlan “në këtë fazë të historisë së njerëzimit, ndjehet fort nevoja urgjente e sindikatës. Për Furlan, nuk ekziston barazia e as drejtësia, nëse nuk ka dinjitet e liri pune. Në një botë, ku akoma sot miliona fëmijë, djem e vajza, janë skllevër, skllevër të vërtetë, përmes një mekanizmi, që po përhapet në mbarë botën, nuk mund të mos krijohet gjithnjë më shumë pabarazi e varfëri.

Susanna Camusso, lidere e Cgil, theksoi se në politikat e sotme, edhe të qeverisë italiane, të rinjtë janë të përjashtuar. “Jemi absolutisht të vetëdijshëm se kriza nuk ka përfunduar akoma - pohoi. - Dhe e dimë mirë  se problemet strukturore të vendit tonë vijojnë. Duhet, prandaj, vëmendje  për hartimin e politikave, që krijojnë punë, duhen politika në shërbim të drejtësisë shoqërore, duke nisur nga temat e taksave, të evazionit fiskal, të shpërndarjes së pasurisë. Asnjë nga këto probleme nuk mund të zgjidhet në një minut të vetëm, por këtu mungojnë edhe elementet, që tregojnë drejtimin nga duhet shkuar”.

Këto, thënë me dy fjalë, çështjet kryesore të diskutimit, në pritje të takimit me Papën.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.