2017-11-23 13:45:00

Festa Kombëtare, në Kishën romake të Shën Athanasit


Me rastin e 28 Nëntorit,  Festës Kombëtare të Shqipërisë, të diel, më 26 nëntor, në orën 10.30, në Kishën e Shën Athanasit të Grekëve (via del Babuino, 149- Roma) do të kremtohet Liturgjia Bizantine në gjuhën shqipe, kryesuar nga Papàs Manuel Pecoraro.

Gjatë Meshës do të lartohet drejt qiellit lutja për të gjitha trojet shqiptare, fatet e historinë e tyre të sotme e të ardhme.

Rast edhe për t’u takuar, për t’u lutur e për të shkëmbyer urimet për festën e Pavarësisë së Shqipërisë, në gjuhën shqipe, mes miqsh e dashamirësh.








All the contents on this site are copyrighted ©.