Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Rubrika \ Takime kulturore

Çelësi i fjalëve të Kishës: Edhe ti mund të bësh gjëra të mëdha

Papa me mjekët e rinj, vullnetarë per të mjekuar të varfërit - ANSA

23/11/2017 13:20

Emisioni i katërt i ciklit tonë kushtuar këshillave të Papës Françesku për të rinjtë. Sot, Ati i Shenjtë i thotë çdo të riu: “Edhe ti mund të bësh gjëra të mëdha”.

“Kisha mbart në vetvete një traditë të gjatë, që transmetohet nga brezi në brez, duke u pasuruar, njëkohësisht, me përvojën e çdo individi”. Kështu shkruan Papa Françesku në Mesazhin për Ditën e 32-të Botërore të Rinisë, më 9 prill 2017. “Edhe historia juaj – thekson Ati i Shenjtë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt të rinjve – gjen vendin e vet në historinë e Kishës. Edhe ju të rinj mund të bëni gjëra të mëdha, të merrni përsipër përgjegjësi të mëdha, nëse do ta shihni veprimin e mëshirshëm e të gjithpushtetshëm të Zotit në jetën tuaj.

Dua t’ju bëj disa pyetje: – vijon t’u flasë Papa të rinjve – në ç’mënyrë i regjistroni në mendje ngjarjet, përvojat e jetës suaj? Si i trajtoni faktet dhe imazhet e fiksuara në kujtesë? Disa, veçanërisht të munduar nga rrethanat e jetës, do të kishin dëshirë ta ‘resetonin’ (ta rishkruanin) të kaluarën e tyre, të përdornin të drejtën për ta harruar atë. Por, dua t’ju kujtoj se nuk ka shenjt pa të kaluar e as mëkatar pa të ardhme. Perla lind nga një plagë e guackës!

 Jezusi – vijon Papa – me dashurinë e Tij, mund t’ua shërojë zemrat, duke i shndërruar plagët tona në perla të vërteta. Siç thoshte shën Pali apostull, Zoti mund ta tregojë forcën e vet përmes dobësive tona!”

23/11/2017 13:20