Lexo artikullin Shko tek menyja

rrjete shoqërore:

RSS:

Radio Vatikani

zëri i Papës dhe i Kishës në dialog me botën

Gjuha:

Papa Françesku \ Audienca dhe Engjëlli i Tënzot

Papa: Shën Çeçilia na mësoftë të këndojmë me gjithë zemër

Shën Çeçilia

22/11/2017 13:43

Në përfundim të audiencës, duke kujtuar Shën Çeçilen, në festën e saj liturgjike, Papa i ftoi besimtarët: “Ta lusim Shën Çeçilen të na mësojë të këndojmë me gjithë zemër, të na mësojë ngazëllimin, që na ngjall në shpirt mendimi se u shëlbuam". E duke i përshëndetur të rinjtë, të sëmurët e të sapomartuarit, shtoi:

Të dashur të rinj, sipas shembullit të saj, rrituni në fe e në përkushtim ndaj të afërmit;

të dashur të sëmurë, nësa vuani, mos harroni se Krishti ju mbështet e është gjithnjë pranë atij që vuan;

e ju, të dashur bashkëshortë të rinj, uroj ta keni të njëjtin shikim plot me dashuri të pastër, që pati Shën Çeçilia, për të mësuar të doni pa asnjë kusht!

Në përshëndetjen drejtuar polakëve, i ndërprerë nga brohoritjet e tyre  entuziaste, Françesku vërejti: “Këta djemtë polakë kërkojnë që Papa t’ua bekojë brohoritjen, të guximshëm, janë, eh?”.

Këto, fjalët e Françeskut, që në përfundim të audiencës bëri një xhiro rreth Sheshit të Shën Pjetrit, në mes të besimtarëve, pasi kishte marrë në Papamobil katër fëmijë.

22/11/2017 13:43