2017-11-22 16:24:00

Papa në Myanmar e Bangladesh, Selia e Shenjtë: “Do të jenë edhe rohingya në takimin ekumenik e ndërfetar”.


“Do të jenë edhe rohingya-t në takimin ekumenik e ndërfetar” për paqen, në program në orën 17.00 (ora vendase) më 1 dhjetor, në kopshtin e kryeipeshkvisë së Dakës, në Bangladesh. Njoftimin e dha Greg Burke, drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, gjatë një takimi  kushtuar shtegtimit apostolik të Papës Françesku në Myanmar e Bangladesh. “Nuk do të jetë takim lutjeje, por dëshmi e grupeve të ndryshme fetare, të pranishme në vend” - saktësoi zëdhënësi i Vatikanit – duke iu përgjigjur  pyetjeve të shumta të gazetarëve lidhur me këtë takim. “Të gjithë e dimë ç’na këshilloi kardinali i Yangon për të mos e pëdorur kurrë gjatë shtegtimit fjalën “rohingya”: “Papa e merr shumë seriozisht këshillën e tij. Por, atë që do të bëjë, do ta zbulojmë së bashku. - shtoi - Ndryshe nga takimi ndërfetar në program për 20 nëntor, në Myanmar, që do të ketë karakter privat, ky i Bangladeshit do të jetë takim me karakter publik, me një fjalim të Papës”.

Rohingya është një grup i vogël – saktësoi Burke lidhur me takimin e 1 dhjetorit, në Bangladesh: “Do të jetë një takim i shkurtër. Papa do të flasë me ta për disa çaste”. I pyetur për hollësitë e mëtejshme lidhur me çka do të thotë Françesku në këtë çast të udhëtimit, Burke u përgjigj: “Do ta shohim, kur ta shikojmë”. Termi “rohingya”, saktësoi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, “nuk është fjalë e ndaluar në Vatikan, në fjalorin zyrtar të Sekretarisë së Shtetit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.