2017-11-22 13:36:00

Papa: Mesha nuk është shfaqje, mjaft me thashetheme e foto


Mjaft me thashetheme e komente gjatë kremtimit! Mesha “nuk është shfaqje”. E kujtoi edhe një herë Papa gjatë audiencës së sotme të përgjithshme, duke vijuar ciklin e ri të katekizmit kushtuar Meshës e duke u ndaluar tek tema: “Mesha është përkujtim i Misterit të Pashkëve të Krishtit”.

Kur hyjmë në Kishë për të kremtuar Meshën, mendojmë: “Jam duke hyrë në Kalvar”, e kështu zhduken thashetheme e komente, që na largojnë vëmendjen nga ky realitet mahnitës – theksoi Françesku.

“E  mendoni paksa – vijoi Papa duke u shkëputur nga teksti zyrtar – nëse  ne në këtë çast ngjitemi në Kalvar dhe e dimë se Njeriu, që po ndjekim në këtë ngjitje të vështirë është Jezusi, a do t’ia lejonim, thua, vetes të fotografonim a të  bënim shfaqje? Jo! Sepse jemi në praninë e Jezusit. E kjo na nxit menjëherë të heshtim, të pushtohemi nga ngashërimi e edhe nga gëzimi i vetëdijes se Krishti na shpëtoi”. E nuk do të na binte në mend as për foto, as për fjalë të tepërta. Kur shkojmë në meshë, është njëlloj si të shkonim në Kalvar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.